Home ShowBiz
Miley Cyrus përfundon në spital dhe gjejeni pak kush i shkoi pranë me lule dhe kitarë (FOTO LAJM)
Miley Cyrus është shtruar në spital, pas problemeve me fytin, por nuk është vetëm!

Shoku i saj i ngushtë Cody Simpson po kujdeset që ajo të jetë në gjendje të mirë shpirtërore.

Cyrus e kaloi të martën pranë Simpson, e shtrirë në shtrat duke dëgjuar serenatën që ai kishte krijuar enkas për të.

Videoja e publikuar ishte pa zë, pasi ishte një këngë e veçantë që ai shkroi vetëm për të dhe Miley tha se po përpiqet që ta bindë ta publikojë.

Muzikanti australian solli edhe trëndafila për shoqen e tij, pas thashethemeve se mes tyre ka më shumë se shoqëri.

Kohët e fundit Miley filloi të takojë Simpson pas divorcit të saj me Liam Hemsworth dhe ndarjes me Kaitlynn Carter.

Ndaj marrëdhënia e Cody-t dhe Miley-t erdhi pak si e befasishme, jo vetëm sepse Miley u nda nga bashkëshorti i saj Liam disa muaj më parë, por edhe sepse lidhja e saj me Kaitlynn përfundoi vetëm dy javë më parë.

Ndërkohë, TMZ raporton se “Kaitlynn ka shprehur shqetësim për sjelljen e Miley-t ndaj miqve të saj dhe shqetësohet për mirëqenien e saj”
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Eneda Tarifa rikthehet te "Kënga Magjike" pas 11 vitesh mungesë (FOTO LAJM)
Plasi në "Dance With Me", sherr live mes Valer Kolnikaj dhe Ermal Peçit (FOTO LAJM)
33 orë me dhimbje, aktorja e famshme publikon videon e lindjes (VIDEO)
RTSH pa "frena", transmeton hapur skena lesbizmi (FOTO LAJM)
"Më shumë se kur isha vajzë", 61-vjeçarja Sharon Stone më e dashuruar se kurrë me trupin (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media