Home ShowBiz
Kunata si Jonida dhe Bora, këngëtarja pritet të bashkëpunoj me moderatoren (FOTO LAJM)
Pas përfundimit të emisionit “Treshat” me dy vëllezërit Veshaj, moderatorja Bora Zemani do të vijë në ekran me një projekt të ri që ka lidhje me modën.

Së bashku me stilistin, Ardi Asllani, ajo do të sjellë në “Tring” emisionin “Albanian Designer Competition” (ADC).

Vihet re se në ambientet e televizionit ku Bora do të zhvillojë emisionin e ri, Jonida Maliqi ka shkrepur disa poza.

Kjo na bëri të mendojmë se mes vajzave mund të lindë një bashkëpunim dhe s’do të ishte aspak çudi, pasi së fundmi janë bërë mikesha të mira pas lidhjes me vëllezërit Veshaj.

Për më tepër, Jonida është e lidhur ngushtë me botën e modës dhe i përshtatet fiks emisionit të Borës.

Megjithatë, gjithçka mbetet në kuadrin e aludimit dhe mbetet të presim për të mësuar të reja nga Bora dhe Jonida.

View this post on Instagram

🖤 is always good idea! @jardin_luxury_boutique 🧥#balmainjacket @boutiquecocotirana 👖 #lorenzoserafini # @delirium_shopalbania #alessandrarichearrings @iambeati 📸

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Femra që preken dhe puthen, klipi i fundit i Noizy-t është flakë fare (VIDEO)
I la të gjithë gojëhapur, por e pabesueshme sa kushtoi fustani i Norës (FOTO LAJM)
Pas ndarjes nga Loredana, Mozzik fotografohet me modelen e njohur (FOTO LAJM)
Frederik Ndoci sulmon Berishën dhe Bashën: Komunista!
Kanita thyen heshtjen, flet për herë të parë për lidhjen me reperin shqiptar (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media