Home ShowBiz
"Më thonin hajde pas 2 muajsh", aktori i Portokallisë tregon si u bë pjesë e spektaklit (VIDEO)
View this post on Instagram

Teksa presim #pasditjaimeekuqe, ju kujtojme pak nga biseda me aktorin, #ErditAsllanaj. Mos harroni sot ne oren 16:30 ne #LartePoshte ju presim me te tjere te ftuar e te tjera lajme te mira 😍 | @erdit.asllanaj x @elagjoniii |

A post shared by Lart E Poshtë (@larteposhte) on

Erdit Asllanaj është një nga aktorët më të njohur të "Portokallisë" e që na ka bërë gjithnjë të qeshim me humorin e batutat e tij. Mirëpo Erditi ka treguar se nuk e ka pasur aq të lehtë të bëhej pjesë e spektaklit të humorit.

I ftuar në emisionin "Lart e Poshtë", Erditi ka treguar se kur shkonte për audicionet e "Portokallisë", roja i thonte të kthehej pas 2 muajsh.

"Kur shkoja për të pyetur se kur nisnin audicionet e “Portokallisë”, më dilte gjithmonë një roje atje. Unë e pyeta kur fillonin, ai më tha kthehu pas 2 muajsh. Shkoj përsëri unë pas 2 javësh, prapë i njëjti roje. ‘O prapë ti, ik se ke ardhur shpejt, janë pas 2 muajsh’. E një ditë vete unë, ishte ditë me shi, dhe më doli prapë roja. Prapë më tha kthehu pas 2 javësh. Unë eca, i shkava pak me lezet e kalova. Rastis aty me asistent regjisorin. E pyes e më thotë hajde se tani janë audicionet. Unë i thashë që isha i papërgatitur, por që thoni ju aty filloi rrugëtimi im në Portokalli", tregoi Erditi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Gjejini një burrë kësaj.." Plas keq mes Mira Kazhanit dhe Jul Dedës (FOTO LAJM)
Genta Ismajli pushton ballinat e gazetave turke, çfarë po bën shqiptarja në Stamboll (FOTO LAJM)
Video më e bukur e ditës: Reagimi i Zërit kur dëgjon këngën e Gjikos do t'ju kënaqë (VIDEO)
5 mënyra si t’i vishni çizmet ushtarake sipas të famshmeve! (FOTO LAJM)
Kejvina mashtron "Instagramin"? Ndjekësit e nxjerrin zbuluar (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media