Home ShowBiz
Aktorja e njohur zbulon një fjalë të re për t’i bërë beqarët të ndihen më mirë
Ju, me siguri, e keni provuar ndjesinë e keqe që të lënë pyetjet e njëpasnjëshme të njerëzve që kërkojnë të dinë për statusin civil. Keni plot shoqe. Edhe aktoren e njohur Emma Watson. Por kjo e fundit ju vjen në ndihmë, sepse e ka gjetur një mënyrë për t’u mbrojtur nga “sulmet” e njerëzve për beqarinë.

Aktorja dhe aktivistja e njohur do të mbahet mend si krijuesja e një fjale të re sa i përket statusit beqar. E pyetur herë pas here në intervista të ndryshme për jetën private, Watson tha se e ndien veten të lumtur. Të qenit beqar, për të është si të jesh partner i vetes.

"Nëse s’ke familje, bashkëshort apo një fëmijë kur je afër të tridhjetave, nëse nuk je në një pozitë të mirë në karrierë; nëse nuk e ke gjetur ende veten, të gjitha këto shkaktojnë ankth të paimagjinueshëm. U desh një kohë e gjatë të mësohesha, por tani jam shumë e lumtur. E quaj të jesh partner i vetes",- tha Watson në një intervistë për British Vogue.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Xhensila u përgjigjet hapur atyre që e quajnë të shtirur
Dasma në ekran dhe kamerat e fshehta për tradhti, si mori fund martesa e Rudina Dembacajt
Mes Bella Hadid dhe Selena Gomez vihet paqe, komenti qe bëri lëmsh rrjetin
5 vite nga humbja e Dr Florit, Landi emocionon me postimin
Era Istrefi përgatitet për ceremoninë inauguruese të "Air Albania Stadium" (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media