Home ShowBiz
"Do them dhe unë diçka publikisht", Keisi nuk la gjë pa i thënë Stresit pas tradhtisë (FOTO LAJM)
Çfarë po ndodh me ta?

Keisi dhe Stresi janë kthyer në dyshen më të komentuar në media për shkak të historisë së komplikuar të dashurisë.

Prej disa kohësh ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndonëse vazhdojnë të jenë ende të martuar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Stresi tregoi se ai vazhdon ta dojë ende Keisin dhe shpreson për një rikthim të mundshëm.

Megjithatë, pak ditë pas deklaratës së tij “Iconstyle.al” publikoi një video, teksa reperi puthte në faqe një vajzë në një club.

Kjo situtë duket se e ka prekur Keisin, e cila së fundmi ka reaguar nëpërmjet një deklarate në Instastory.

“Nuk e kam menduar asnjëherë se shprehja: “Të tradhtosh një femër të mirë është si të zgjedhësh plehërat para thesarit” do aplikohej mbi mua. Por jeta të jep atë që nuk e pret. Nuk ka rëndësi se sa përpiqem unë që t’i hedh gjërat mbrapa krahëve pa bërë zhurmë, ato gjithmonë do të më dalin para kështu që më në fund do them dhe unë diçka publikisht. Kjo shkon për të gjitha ato vajza që mburren se flenë me burra të martuar, zemër urime ti je një ku*ve. Por ajo çfarë dua të them që të paktën bëhuni të mira në profesionin tuaj dhe mbajeni atë të interesuar për pak më shumë kohë, sepse tani jeni bërë shumë për t’u numëruar. Të paktën prisni firmat”, shkruan Keisi duke treguar se tashmë është lodhur nga gjithë kjo histori.

Në këtë mënyrë Keisi ka lajmëruar se hapi i radhës që do të marrë ndaj Stresit është firmosja e dokumentave të divorcit që do të finalizojë edhe lidhjen e tyre.

Ky vendim i saj vjen pas një viti shumë të vështirë, që nisi me arrestimin e Stresit, i cili u akuzua se ndodhej në një hotel me drogë dhe një vajzë.

Më pas ajo vijoi me qëndrimin në burg prej tetë muajsh dhe pavarësisht se Keisi e priti, gjërat duket se nuk shkuan ashtu siç duhej.

Pas daljes së Stresit nga burgu, jeta për ta nuk u kthye në normalitet dhe problemet e çiftit u shtuan.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Angela Martini tregon pse u martua me fustan të zi: Burri tha se më do sek*i!
I dolën të gjitha! Moderatorja rrëzohet në mes të skenës të "Dance with Me" (VIDEO)
"Gjejini një burrë kësaj.." Plas keq mes Mira Kazhanit dhe Jul Dedës (FOTO LAJM)
Genta Ismajli pushton ballinat e gazetave turke, çfarë po bën shqiptarja në Stamboll (FOTO LAJM)
Video më e bukur e ditës: Reagimi i Zërit kur dëgjon këngën e Gjikos do t'ju kënaqë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media