Home ShowBiz
5 vite nga humbja e Dr Florit, Landi emocionon me postimin
5 vite kanë kaluar që kur Dr. Flori u nda nga jeta në mënyrë të parakohëshme.

Humbja e tij la një dhembje të madhe tek publiku por mbi të gjitha tek bashkëshortja, fëmijët dhe miqtë e tij.

Sot Landi Hysi, na ka prekur zemrat mëngjesin e sotëm me dedikimin kushtuar Florit.

Duke bashkuar titujt e të gjitha këngëve që grupi ‘West Side Family’ ka bërë ndër vite, Hysi ka shpalosur të gjitha emocionet e tij në postimin e mëposhtëm.

“Floro! Më #beso kur them, ende #Zemërthyer për ikjen tënde. Këtu ende një #Deluzion për sa ke lënë pas, por #Mbigjithçka e pavarësisht se #Jetashkon, kujtimi yt mbetet fillimisht tek unë. #Tirona jonë e tutje. E kujtoj shumë mirë kur the #Krahëtetuadojem. Tani #Mjaft me llafe, koha për vepra. Në mund të jesh i drejtë kur mbi ty shkelmojnë, atëherë je i mirëseardhur njeri në këtë botë. #DrFlori”,-ishte ky postimi origjinal dhe tejet i veçantë kushtuar Dr Florit./albeu.comn./
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kush do ta fitojë "Këngën Magjike"? Flasin qytetarët (VIDEO)
Bebe Rexha na la pa fjalë: Dua një djalë shqiptar, dasma të zgjasë 5 ditë
Kjo është këngëtarja e preferuar shqiptare e Bebe Rexhës
Inva Mula rrëfen si e përjetoi tërmetin: Erdha për një natë, përjetova tmerrin
Aktori me origjinë shqiptare fiksohet keq fare pas gazetares në mes të intervistës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media