Mes Bella Hadid dhe Selena Gomez vihet paqe, komenti qe bëri lëmsh rrjetin
Selena Gomez dhe Bella Hadid, dikur nuk kanë shkuar mirë. Shkak për krizën me tyre u bë The Weeknd, ish- i dashuri i të dyjave.
E bukura është se Bella ende nuk e ndjek Selena-n, por kjo s'e ndalon yllin e Disney-it, t'i lërë një koment.
Dje, Bella postoi një foto dhe Selena-s ju duk aq e bukur sa s'rezistoi dot pa i komentuar. "Mahnitëse" i shkroi këngëtarja, por gjejeni çfarë?
Hadid e fshiu foton nga Instagram-i i saj sa hap e mbyll sytë!
E gjithë kjo është paksa e çuditshme, por me siguri fshirja e postimit s'ka të bëjë fare me Selena-n. Ndoshta modeles nuk i ka pëlqyer ndonjë detaj i fotos, por sidoqoftë ka ende grimca dyshimi. /albeu.com/