Home ShowBiz
Po i jepte makinës pa patentë, këngëtarja shqiptare përfundon në rajon (VIDEO)
Këngëtarja Marjona Metohu nuk ka pritur dot dhe i ka dhënë makinës pa marrë ende patentën. Ajo është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në rajon. Rastin e ka treguar vetë këngëtarja e ftuar në "Glamour Zone".

"Sa po bëja kursin e patentës, nuk më durohej pa i dhënë makinës. Mora makinën dhe dola, dhe si për dreq më ndalon policia. Më kërkon patentën dhe i jap emrin e motrës. Më kërkoi një mjet identifikimi, e nxjerr dhe më tha: Po s’ka mundësi të jesh ti kjo. Shkojme në rajon dhe e zgjidhim aty. I them: “O xhaxhi të lutem, s’jam ajo, jam Marjona. Të lutem, më fal. Dola sepse unë jam duke e bërë realisht kursin e patentës, por nuk më pritej pa i dhenë makinës, e kam me shumë qejf dhe dola t`i jap një xhiro.”Filloi ai xhaxhi me pak moral, u tregua shumë i mirë dhe më la të ikja. Dhe mbaj mend, pasi ika nga aty, jo më larg se 100-200 metra e përplasa makinën dhe nuk u bë më ajo makinë", tregoi Marjona.

Kujtojmë që Marjona mori pjesë në "Kënga Magjike", me këngën "Bosh" që u pëlqye shumë nga publiku.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kush është shqiptari që pritet të përfaqësojë Zvicrën në Eurovizion (VIDEO)
Sot e gjashtë vite më parë, Delinda tregon kush këngëtare shqiptare e mbështeti pa bërë akoma famë
"Ta mbysim dhe ta djegim", publikohen mesazhet e Johnny Depp për Amber Heard
Këngëtarja shqiptare tregon çfarë ndodhi kur babai e kapi mat me të dashurin
"Me biceps, triceps e six-pack", Capital T publikoi foton "e nxehtë" që po çmend vajzat (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media