Home ShowBiz
Është Shën Valentin, si po e kalojnë të famshmit shqiptarë (FOTO LAJM)
14 shkurt 2020. Dita e të dashuruarve qëlloi një e premte me shi, por sot ka festë dhe diell brenda të gjithëve. E nisim me VIP-at! Si po e festojnë Shën Valentinin ata?

1. Ami & Ermal Mamaqi

Ami dhe Ermali na përshëndetën me një foto nga Zvicra me këtë foto. Duken njësoj të dashuruar si dekada më parë!

2. Bieta Sulo & Alban Dudushi

Edhe Bieta ishte në të njëjtën linjë me Amin. Si rrallëherë, do të shihni atë dhe Alban Dudushin teksa shkëmbejnë ca puthje romantike. Në borë, të veshur me rroba ski-e dhe me shikimin në të njëjtin drejtim.

3. Elita Rudi & Gjiko

Elita dhe Gjiko bashkë me prezencën speciale të Zërit po e festojnë këtë Shën Valentin në Venecia, qytetin e dashurisë. Çifti ka nisur që herët të shpërndajë foto e video ku në sfond nuk mungojnë kurrsesi zemrat.

4. Almeda Abazi & Tolgahan

Almeda, dje festoi ditëlindjen e 28-të ndërsa sot feston dashurinë. Çifti uroi përmes një fotoje me ku shfaqeshin të dy duke darkuar, me duart e shtrënguara.

5. Alban Skënderaj & Miriam Cani

Albani,është përfundimisht një romantik i pashpresë. Pikërisht sot, si dhuratë për të dashurën e zemrës dhe gjithë ne të tjerët publikoi këngën më të fundit, “Çdo ditë një Shën Valentin” Nëse s’jeni të mirë me fjalë, çojini këtë këngë.

6. Lori Hoxha

Nëse shihni Story-it e Lori Hoxhës, do të gjeni shumë dashuri. Lori s’ka asnjë foto me një person konkret, por ka postuar çdo lloj gjëje që e frymëzon të dashurojë. Si përshembull, një foto të Sarës dhe Ledionit.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Bëj të fala Marinës", Alketa flet publikisht për sherrin e bujshëm (VIDEO)
Dikur Hollywoodi çmendej pas saj, si është "shndërruar" pas 17 vitesh aktorja (FOTO LAJM)
Ish i dashuri problematik hedh nga kati i tretë modelen, si u gjet bukuroshja e Playboy (FOTO LAJM)
"Na le pa gjumë", vajza e ish-deputetes "tërbon" Instagramin me fustanin e shkurtër (FOTO LAJM)
Drejt suksesit ndërkombëtar? Ç'kërkon Trejsi në Instagramin e Gigi Hadid (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media