Home ShowBiz
Grushte dhe fyerje banale, motrat Karadashian lën nam para kamerave (VIDEO)
Me sa duket Taylor Sëift nuk është e vetmja që ka debate me Kim Kardashian.

Motra e yllit të reality shoë-t, Kourtney, është përballur fizikisht me 39-vjeçaren dhe e ka fyer atë gjatë një argumenti në Keeping Up With The Kardashians.

Historia e sherrit është e njohur tashmë, por së fundi është publikuar një video më e gjerë e asaj që na pret në episodin e radhës.

Në një trailer të ri për shoë-n, motrat shihen duke bërtitur me njëra-tjetrën, ndërsa debati degjeneron në fyerje për të pasmet e “shëndosha” të Kim.

Në klipin dramatik, Kourtney shfaqet duke nisur sherrin e para pasi gjuan me një shishe Kim-in. Më pas ajo ngrihet për ta shtyrë atë tutje, dhe këtu gjërat bëhen më tragjike.

Kim ngrihet dhe grushton të motrën duke i thënë “Mos eja më ashtu te unë”.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi të gjithë këtë zënkë, por Kourtney, 40 vjeç, duket se provokon Kim-in, duke i hedhur sipër shishen me ujë kokosi përpara se ta pyeste: “Nuk ke asgjë për të thënë?”

E pranishme është edhe Khloe e cila mundohet t’i ndalë motrat por më kot.

Imagjino se çfarë mund të bënin ato në karantinë!

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gjiko dhe Elita në karantinim, por i ka gjetur belaja me Zërin (VIDEO)
Fevziu kujton ndihmën e Italisë: Dërgimi i mjekëve ishte detyrim historik
"Në familje më kanë frikë", gazetarja tregon vështirësitë
Mbi 1 mijë euro një palë syze, Arta Nitaj ndez komentet në rrjet
I martuar me miliarderen kineze, modeli shqiptar sjell 200 mijë maska për mjekët në Shqipëri

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media