Home ShowBiz
Izolim në Spanjë, Olta Gixhari: Po e shijoj karantinën më të dashurin (VIDEO)
Aktorja Olta Gixhari po e kalon këtë periudhë izolimi në Spanjë, pranë të dashurit të saj, që mbetet ende misterioz për publikun, por ajo që dihet është që është një djalë shqiptar.

E ftuar në emisionin e mëngjesit, Wake Up, Gixhari ka treguar se ka shitur biznesin e saj, dhe ky ka qenë një veprim i zgjuar nga ana e saj në këtë kohë krize.

“Në fakt në lidhje me biznesin, bëra gjënë më të mençur që mund të një një njeri para një pandemie. Unë e shita atë. I bëra të keqes përpara.

Tani jam shumë më e qetë, sepse do isha shumë e stresuar nëse do kisha biznesin akoma hapur në Shqipëri, do kasha puntorët që duhet t’i paguaja. E shita për ta rihapur sërish në Tiranë, por kjo do të vijë kur çdo gjë të normalizohet….”- u shpreh aktorja.

Ajo ka ndarë detaje dhe nga jeta e saj në karantinë me të dashurin, ku ndër të tjera ka treguar se po e shijon shumë këtë periudhë mjalti, dhe merret me punë shtëpie, të cilat i quan antistres.

“Kam kuptuar që jam shumë e lezetshme në shtëpi, vetë i dytë, kam zbuluar që i marr pluhurat shumë mirë, dhe kam zbuluar që jam një njeri me një durim të jashtëzakonshmë.

Ne jemi akoma tek pjesa e mjaltit. Unë jam natyrë shumë e lumtur dhe positive dhe pjesën e karantinimit këtu e kam marrë me një pozitivitet shumë të madh.

Ne po e shijojmë shumë këtë periudhë, bëjmë gjërat që secili bën në shtëpi, mbase mund të qeshim pak më shumë se sa çiftet e tjera…Ne jemi shumë të lumtur që jemi bashkë,”– është shprehur Olta Gixhari.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shkoi të takonte Ijen por nuk e përqafoi dot, Besi prek me fjalët
SKANDAL/ Ylli i Manchester City organizon orgji
Të gjithë jeni përlotur, njihuni me vogëlushen ''Ova'' (FOTO LAJM)
Arrestohet vajza e Floyd Mayweather, goditi rivalen në dashuri
Nga mbajtësja e çelsave te shtëpia luksoze, në ''muaj mjalti" me Rudinën dhe Mark Frrokun (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media