Home ShowBiz
E reja më e pasur në botë bën gjestin human, dhuron shumën e majme për të prekurti nga COVID-19
Në këtë periudhë të vështirë, e gjithë bota i ka kthyer sytë tek koronavirusi.

Frika na ka pushtuar të gjithëve, megjithatë sensibilizimi ka qenë i lartë.

Njerëzit e pasur kanë dhuruar para për të gjetur kurën, kanë dhuruar paisje apo edhe kanë rregulluar spitale.

Një gjest të tillë ka bërë edhe Kylie Jenner, e cila njihet për bamirësitë e shumta.

22-vjeçarja mësohet se ka bërë donacion për spitalet në Los Angeles, aty ku po qëndron një numër i madh të infektuarish.

Kylie ka dhuruar 1 milion dollarë, megjithatë ndihmën e saj ajo nuk ka dashur ta bëjë publike.

Por, doktoresha e Kylie nga gëzimi e ka ndarë lajmin me të gjithë.

Ajo e ka cilësuar gjestin si të jashtëzakonshëm, pasi në këtë periudhë çdo ndihmë sado e vogël është shpresë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Diletta dhe Scardina nuk fshihen, festojnë në çift ditëlindjen
Rrëfehet Gjimshiti: Ja pse partnerja ime nisi të bëjë maska
Elita ti je? Moderatorja kopje e "frikshme" e Kim Kardashian në foton e fundit (FOTO LAJM)
E bija e Trump e mbyllur në shtëpi, Ivanka publikon fotot e rralla (FOTO LAJM)
Pas sherrit të dhunshëm, Kourtney Kardashian heq dorë nga seriali (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media