Home ShowBiz
Ilda Bejleri po kalon kohë të vështira, flet mes lotësh: Më duket sikur tavani po më bie mbi kokë (VIDEO)
View this post on Instagram

#2javetemianeshpi

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on

Si shumë të tjerë, edhe moderatorja Ilda Bejleri ndodhet prej dy javësh e izoluar në shtëpi nga koronavirusi.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo tregon e përlotur se po kalon një gjendje ankthi.

Sipas Ildës, ka momente ku i duket sikur po i bie tavani mbi kokë nga stresi. Ajo i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten.

“Prej 15 ditësh po qëndroj në shtëpi. Njerëzit e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira.

Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente.

Mbi të gjitha stresi që po kalojmë dhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë është diçka që duket sikur po të merr frymën.

Kam filluar ta gjej qetësinë time duke filluar të besoj tek Zoti.

Është momenti që të reflektojmë dhe t’i lutemi shumë Zotit që kjo të kalojë.

Duhet të bëjmë kujdes sepse kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse nuk qëndrojmë në shtëpi”, deklaron Ilda.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shkoi të takonte Ijen por nuk e përqafoi dot, Besi prek me fjalët
SKANDAL/ Ylli i Manchester City organizon orgji
Të gjithë jeni përlotur, njihuni me vogëlushen ''Ova'' (FOTO LAJM)
Arrestohet vajza e Floyd Mayweather, goditi rivalen në dashuri
Nga mbajtësja e çelsave te shtëpia luksoze, në ''muaj mjalti" me Rudinën dhe Mark Frrokun (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media