Home ShowBiz
E akuzoi që solli fëmijët në zemrën e pandemisë, Wanda Nara "masakron" Maxi Lopez
Uanda Nara i është përgjigjur ish-burrit të saj, Maksi Lopezit, pas akuzave të këtij të fundit që ajo kishte sjellë fëmijët në Itali, ose më saktë në zemrën e pandemisë sipas atij.

Me një mesazh tepër të gjatë, bukuroshja argjentinase sqaroi se ishte zgjedhja e saj të linte Parisin dhe të kthehej në Itali, sepse vendi ku ndodhet shtëpia e saj ka shumë pak raste me koronavirus.

Për më tepër, 33 vjeçarja ka sqaruar se mund të kishte marrë dhe avionin për të shkuar në Argjentinë, por vendosi të udhëtonte rreth 10 orë me makinë për të ardhur në Itali, të cilën e quan shtëpinë e saj.

“Ne jetojmë në një qytezë afër Komos, ku ka pak raste me COVID-19. Ndjehem më e sigurte në Itali sesa në Argjentinë. Maksi e di shumë mirë ku e kemi shtëpinë.

E lashë Parisin, pasi u konsultova me doktorin. Ne tashmë jemi italian. Nëse më ndodh diçka, preferoj të më ndodhë këtu. Vendi im është Italia, e cila më ka dhënë gjithçka kam.


Mund të fluturoja për në Argjentinë, por zgjodhëm të udhëtonim me dy makina, i ndamë fëmijët dhe bëmë 750 kilometra. 9 orë e gjysmë udhëtim dhe miliona këngë të luajtura pa pushim. Maksi në vend që të jetë i lumtur për kujdesin tim si nënë …” përfundoi deklaratën e saj Uanda.


Uanda Nara ka 5 fëmijë, 2 me bashkëshortin aktual Mauro Ikardin dhe 3 me ish-burrin Maksi Lopez, të cilin e la për sulmuesin në pronësi të Interit.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E ka zënë "halli", modelja ruse kërkon ndihmë 11 milion fansave për fotot joshëse (FOTO LAJM)
Gjithmonë moderne dhe me stil, Elita Rudi surprizon me veshje tradicionale (FOTO LAJM)
Meghan nxjerr zbuluar sekretet: Kush e bën ligjin në Pallatin Mbretëror (FOTO LAJM)
Nuk i le vend imagjinatës, Françeska Jaçe tregon gjoksin nga makina luksoze (FOTO LAJM)
"Punojnë ndonjëherë këta njerëz?", motra e Lei Krajës habitet me shqiptarët (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media