Home ShowBiz
Ingrit Gjoni zbulon pasionin e ri, të cilin ka në plan ta kthejë në profesion (FOTO LAJM)
Me kalimin e kohës, fitimin e eksperiencave të ndryshme duket se këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Ingrit Gjoni ka zhvilluar dhe një tjetër pasion tek vetja e saj, atë të arredimit. Në një intervistë për revistën ‘Psikologji’, Gjoni ka treguar se si e ka kthyer këtë pasion në një profesion tashmë, duke menduar se me kalimin e kohës, do të ketë vend për përmirësime ndonëse shijet i ka shumë të qarta deri më tani.

Ingriti ka treguar se e gjen veten në çdo stil, pasi të gjitha kanë bukuritë e veta, megjithëse shumë herë ajo ka guxuar duke i ndërthurur me njëra-tjetrën dhe pa i ekzagjeruar. Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare ka pohuar gjithashtu se gjithçka është e mundur të bëhet nëse këmbëngul dhe falë këtij fakti ajo tashmë e sheh veten si një ‘Interior Designer’.

Duke pohuar se do guxonte si gjithmonë me shijet e saj, Ingriti ka shtuar gjithashtu se tashmë i pëlqen të merret vetë me çdo detaj të një prone që nga themelet, derdhja e dheut, ngritja e strukturës e deri tek gozhda e fundit pa nevojën e një arkitekti.

Me kalimin e viteve duket se ky pasion shumë i madh i artistes është rritur bashkë me të dhe se tashmë ka ardhur momenti që ai të marrë jetë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Noizy e quajti dhëmbë-kalbur, Dasara flet për sherrin e bujshëm me reperin
Murrizi kërkon prej AMA-s të ndëshkojë Fevziun
U kthye me Mozzik? Loredana kapet "mat" me të dashurin e ri (FOTO LAJM)
Në një lidhje me bizensmenin e moshuar? Isida sqaron të vërtetën për Agnesa Vuthaj (VIDEO)
Vështrimet e turpshme që do të mbahen mend gjatë, kanë vënë në siklet VIP-at (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media