Home ShowBiz
Drake e quan Kylie Jenner "dashnore" publikisht dhe rrjeti po zien (FOTO LAJM)
Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner në Nëntor të vitit që lamë pas u përfol për një lidhje me reperin e njohur Drake. Dyshja u fotografuan disa herë bashkë prandaj dhe lajmet morën dhenë.

Së fundmi në rrjete sociale ka qarkulluar një video ku Drake po këndon një këngë të papublikuar në të cilën shprehet publikisht se Kylie është një dashnore.

"Kylie Jenner është një dashnore, por unë kam 20 si Kylie", këndon reperi. Ai nuk ka ndaluar me kaq, në këngë ka përmendur dhe motrën e saj Kendall dhe modelen Gigi Hadid. "Kam 20 si Kendall. Vajza elegante të reja. Kam 20 si Gigi", thuhet në tekst.

Pasi videoja u bë virale në rrjet, reperi reagoi duke sqaruar se kënga ishte regjistruar tre vjet më parë dhe se nuk ka dashur të tregojë mungesë respekti ndaj miqve të tij. “Gjëja e fundit që unë do të doja është të zgjohem duke pasur miq të mi që ndjehen jo të respektuar, kështu që unë vetëm duhej ta them këtë për të filluar ditën”, shkruan Drake.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Noizy e quajti dhëmbë-kalbur, Dasara flet për sherrin e bujshëm me reperin
Murrizi kërkon prej AMA-s të ndëshkojë Fevziun
U kthye me Mozzik? Loredana kapet "mat" me të dashurin e ri (FOTO LAJM)
Në një lidhje me bizensmenin e moshuar? Isida sqaron të vërtetën për Agnesa Vuthaj (VIDEO)
Vështrimet e turpshme që do të mbahen mend gjatë, kanë vënë në siklet VIP-at (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media