Home ShowBiz
Befason gazetari i njohur shqiptar: Shkoj tek shtëpitë e të tjerëve dhe bëj ligjin
Gazetari Ervin Kurti ka ndarë detaje nga marrëdhënia e tij me miqtë. Teksa në një studio televizive po flitej për marrëdhënien, që të ftuarit kanë me komshinjtë e tyre, gazetari tha se, për të shtëpia e tij, është “oazi i qetësisë” dhe nuk dëshiron ta shqetësoj ndonjë. Ndërsa ai vetë, thotë se shkon tek shtëpia e të tjerëve dhe “bën ligjin”.

Një rast e kemi parë të gjithë, teksa në transmetim live në emisionin “E Diell”, Kurti “gërmoi” në çdo cep të shtëpisë, së këngëtares Ingrid Gjoni. Por një rast tjetër interesant, Ervini na e zbuloi vetë, kur tha se kishte shkuar tek shtëpia e një shoqeje dhe i kishte vënë në dukje papastërtitë.


“Për mua shtëpia është oazi i qetësisë dhe nuk dua të më shqetësoj njeri. Por unë vetë shkoj tek shtëpitë e të tjerëve dhe bëj ligjin, shkova tek shtëpia e Ingrid Gjonit dhe i hapa live frigoriferin, i kontrollova çdo cep të shtëpisë. Madje takova një shoqen time, që jeton në Itali, shkova në shtëpinë e saj dhe i thash, o zemra mos ke marrë pastruese, pse më tha, po shiko pak ato merimangat në tavan”, tha duke qeshur gazetari.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gazetarja tregon çmendurinë që bëri për Alban Skënderaj: I prisha darkën familjare!
Si rrallë herë më parë, VIP-at shqiptarë zbresin në shesh për të protestuar (FOTO LAJM)
Nuk është më kryeministër, por Oriola tregon hapur simpatinë e saj për Albin Kurtin (FOTO LAJM)
"Më në fund më rrahu", Genta Ismajli publikon videon teksa ndeshet me partnerin (VIDEO)
Klea Huta dhe Elgit Doda bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e djalit (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media