Home ShowBiz
Dojna Mema zbulon sëmundjen që e shoqëron prej fëmijërisë: Kam që 15 vjeç!
Një nga arsyet kryesore përse nga viti në vit zona e Bënjës së Përmetit po njeh një frekuentim të gjerë vizitorësh jo vetëm nga i gjithë vendi por edhe jashtë tij janë burimet ujore termale.

Vlerat e tyre kurative dhe shëruese të disa sëmundjeve çmohen si të jashtëzakonshme e madje shumë specialist i cilësojnë këto burime si më të mirat që gjenden në Europë. Sipas tyre këto burime janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura, që u japin veti terapeutike.

Së fundmi, në Bënjën e Përmetit ka shkuar edhe Dojna Mema, dhe jo më kot. Nëpërmjet një videoje të postuar në Instastory, moderatorja mjaft e dashur për publikun shqiptar ka treguar se vuan nga reumatizma që 15 vjeçe dhe pikërisht kjo e ka shtyrë të vizitojë Bënjën e Përmetit, ku ndodhen katër burime termale, mes tyre njëri që trajton problemet e reumatizmës.

“Kam që 15 vjeç me këtë historinë e reumatizmës”, thotë Dojna. Reumatizma është një proces inflamator i indeve të kyçeve. Procesi reumatizmal zhvillohet në enët e vogla të gjakut që dëmtohen dhe lëshojnë në inde kripëra minerale dhe lëngje proteinash.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Për shkak të këtij filmi, Jennifer Aniston do hiqte dorë nga aktrimi (FOTO LAJM)
Kida rikthen trendin e verës, por këtë herë i ngjan dikujt (FOTO LAJM)
Në përvjetorin e martesës, Justin ruan urimin më romantik për Hailey-n (FOTO LAJM)
Duke lyer flokët vetë, ky është look-u i ri i Bebe Rexhës (VIDEO)
U "zhduk" nga Instagrami, Capital T rikthehet më një surprizë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media