Home ShowBiz
Së shpejti baba, "Ezel" i bën bashkëshortes dhuratën marramendëse (FOTO LAJM)
Aktori shumë i njohur për publikun shqiptar nga roli i “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu do të bëhet shumë shpejt baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal është në pritje të një vajze, në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe bebushja mund të vijë në jetë nga momenti në moment.

Çifti ka gjithçka gati për të mirëpritur të voglën në familje, ndërsa mediat turke kanë bërë të ditur emrin që Kenan dhe Sinem kanë zgjedhur për vajzën. Ata do ta quajnë të voglën e tyre Lalin, ndërsa ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga dyshja.

Sipas mediave turke, për ta falenderuar që do ta bëjë baba, Kenan ka blerë një vilë super luksoze për bashkëshorten.

Vila ndodhet në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro. Mësohet se vila përfshin një pishinë dhe një zonë private sportive.

Kjo nuk është dhurata e parë shumv e shtrenjtë për bashkëshorten në këtë periudhë. “Ezel” i ka blerë më herët partneres një orë e cila kushtonte 15 mijë euro.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Sqarohet gjithçka, a do të ketë përputhje mes Fatjonit dhe Anës?
Sindi del nga vetja dhe sulmon keq Melisën: Ti bën s*ks për një kafe! (FOTO LAJM)
Për herë të parë, Jonida Maliqi zbulon arsyen e divorcit: Vendimi më i vështirë!
I bëri twerk për ditëlindje, godet sërish Arjoni: Tregoi karakterin! (FOTO LAJM)
Tayna "tërbon" rrjetin me twerk: Mos më jepni pije (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media