Home ShowBiz
Dolën çift nga Për'puthen 1, Geri zbulon pse u nda nga Ina (VIDEO)
Shkaktoi jo pak bujë disa javë më parë një deklaratë e Ina Kollçakut e cila thoshte në një Instastory se ajo dhe Geri janë ndarë.

Ata ishin çifti i parë që u krijuan nga “Për’puthen 1”, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë. Bukuroshja bjonde bëri të ditur se shkak i ndarjes së tyre është bërë fakti se kanë pasur qëllime të ndryshme për të ardhmen.

Po ashtu të njëjtën gjë ajo konfirmoi në emisionin “Shiko kush luan”. Në after party-n e Luana Vjollcës, Ina ju është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me Gerin dhe mashkullin që do të ketë në krahë. Kur u pyet se çfarë do i thoshte Gerit, ajo u përgjigj: “Do i thosha që akoma e kam shumë xhan”.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Geri për herë të parë. Ai ka qenë i ftuar në “Glamour Zone”, ku ka folur rreth ndarjes së tyre, duke konfirmuar ato që kishte thënë Ina.

Geri u shpreh se njohja e tyre ka vijuar edhe pas programit, ku kuptuan se nuk përputhen me njëri-tjetrin. Kështu, ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, teksa vijojnë të jenë miq.

Ina dhe unë më tepër jemi njohur jashtë. Dhe kur dolën kuptuam se nuk përputheshim me njëri-tjetrin. Ndaj vendosëm të ndaheshim, por ruajmë marrëdhënie miqësore.”- u shpreh Geri.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
As operacioni i vështirë s'e ndali dot! Dafina nis xhirimet për videoklipin e ri (FOTO LAJM)
Kourtney Kardashian ndez rrjetin, foto me të brendshme për markën e njohur (FOTO LAJM)
Princi Philip ndërron spital për shkak të problemeve me zemrën
Ia dhuroi Brad Pitt, Angelina Jolie e shet për një shifër marramendëse (FOTO LAJM)
Reperi S4MM sot feston ditëlindjen (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media