Home ShowBiz
Bëri dy takime me të, Ana heq dorë nga Riniani: Nuk e ndjej!
Ditën e sotme në “Për’puthen” u shfaq takimi i dytë mes Anës dhe Rinianit.

Madje ky i fundit i bëri një surprizë Anës, por ajo nuk u duk e emocionuar. Për këtë gjë madje e kritikuan edhe konkurrentët në studio, duke qenë se Riniani kishte menduar të bënte diçka të bukur për të.

Ana në fillim u justifikua duke thënë se nuk ndihej mirë dhe se kishte disa gjëra për të sqaruar me Rinianin. Në fund të takimit ajo tha publikisht në studio se nuk dëshiron ta vazhdojë më tej njohjen me Rinianin, sepse nuk ndihet fare e emocionuar kur është me të.

“Unë vërtetë ndihem shumë mirë me Rinianin, por nuk e shoh dot si partnerin tim. Jam munduar që ta shoh. Vërtetë ndihem shumë mirë, por nuk më përcjell emocionin që të dridhem”, tha Ana.

Më pas ajo u ngrit për ta përqafuar Rinianin, si për të mbyllur gjithçka me të në paqe. Ndërsa ky i fundit nuk pranoi në fillim dhe më pas pranoi ta përqafonte si shoqe.

“Si shoqe, hajde shoqe e dashur”, u shpreh ai me ironi.

Më pas i zhgënjyer nga ky vendim i bukuroshes, Riniani nuk ngurroi t’i hidhte dhe thumba në sy të të gjithëve. Ai e shoqëroi Anën deri tek vendi i saj dhe i tha se i ka prerë një biletë për një “Hollywood”, duke e konsideruar kështu si një aktore që luan me ndjenjat e djemve.

“Nuk ka problem fare. Do të të dhuroj dhe një biletë pastaj për Los Angeles, për Hollywood. Jam shumë i zhgënjyer. Nuk ka vdekur njeri nga dashuria dhe nuk do të vdes as unë”, tha Riniani.


View this post on Instagram

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Të fiksuar pas "Doktorit të mrekullive"? Në jetën reale i lidhur me aktoren e njohur (FOTO LAJM)
Pozat e saj joshëse shkaktuan "furtunë" në rrjet, kush është modelja e njohur (FOTO LAJM)
Me baladat e famshme, Rozana Radi lajmëron pjesëmarrjen në Kënga Magjike? (FOTO LAJM)
As operacioni i vështirë s'e ndali dot! Dafina nis xhirimet për videoklipin e ri (FOTO LAJM)
Kourtney Kardashian ndez rrjetin, foto me të brendshme për markën e njohur (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media