Home Teknologji
Risi në Snapchat
Pjesa “social” rikthehet në plan të parë me mesazhet dhe historitë e miqve, të ndara nga seksioni i dedikuar për përmbajtjen media dhe krijuese.

Ky është çelësi i ndryshimit të fytyrës së Snapchat, aplikacioni i lindur për të dërguar foto e video 24 orëshe që tashmë fokusohet tek ringritja pasi është mposhtur prej muajsh nga rivalët si Instagram.

Numri një i shoqërisë Snap, Evan Spiegel, rrëfen në një video prej 60 sekondash në YouTube ndryshimet.

“Sot e bëjmë Snapchat më personal. Një nga kritikat sot për rrjetet sociale është se vendosin bashkë fotot dhe videot e miqve me përmbajtjet e editorëve, krijuesve. Por miqtë nuk janë thjesht “përmbajtje”, por është lidhja me ta”, thotë Spiegel, transmeton Top Channel.

Tashmë bisedat dhe Storie të miqve do të jenë në të djathtë të fotokamerës së Snapchat, ndërsa Storie të editorëve, autorëve do të shfaqen djathtas. Mes të rejave është edhe faqja më dinamike “Miqtë”, që do të tregojë kontaktet në bazë të mënyrës së ndërveprimit me të tjerët në platformë, një farë funksionimi i fuqizuar i “miqve më të mirë”.

Ndërsa faqja e re Discover, do të jetë frut i miksimit të teknologjisë së ndërhyrjes njerëzore, përmbajtja do të aprovohet nga një skuadër personash realë, ndërsa propozimet e tyre për përdoruesin do të personalizohen përmes një algoritmi. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Me helikopter, pishinë dhe garazh, vjen super jahti spektakolar (FOTO LAJM)
Samsung Galaxy S9: Data e lëshimit, çmimi dhe thashethemet (FOTO LAJM)
Shfaqen fotografitë e Nokia 6 (FOTO LAJM)
Google tregon se cilët telefona kanë qenë më të kërkuarit në 2017
Whatsapp Storie ka më shumë përdorues se vet Snapchat

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media