Home Teknologji
Publikohen fotografitë e Galaxy A7 të ri ose Galaxy A8+ (2018)
Sot dy vjet më parë, gjiganti i teknologjisë Samsung ka paralajmëruar serinë Galaxy A për 2016-ën.

Por, modelet e 2018-ës duket se nuk do të lansohen sikur ato të 2016-ës, të cilët janë lansuar në vitin 2017, transmeton Koha.net. Ato mund të arrijnë më herët së bashku me vitin e ri.

Së paku njëri prej tyre mund të vijë me emër të ri, duke u bazuar në fotografitë që janë postuar në rrjetin social kinez Wiebo.

Me emër kodues SM-730, mund të presim që ky model mund të jetë A7 i ri, por do të hyjë në 2018-ën si Galaxy A8+ (2018).

Galaxy A8+ (2018) duket se do të vijë me ekran të gjatë, ekran Infinity siç e quan Samsung. Galaxy S8/S8 Plus dhe Note 8 kanë ekran në raport prej 18:9, por sipas një raporti të mëparshëm seria A do të ketë ekran me raport 18:9 pak më konvencional.

Natyrisht, nuk mund të tregojmë dallimet kryesore vetëm duke u bazuar në këto fotografi.

Do të ishte mirë nëse do të publikohej në fotografi edhe pjesa e pasme e këtij modeli, sepse spekulohet se do të ketë sensorin për gishtërinj të vendosur në mes në pjesën e pasme. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Me helikopter, pishinë dhe garazh, vjen super jahti spektakolar (FOTO LAJM)
Samsung Galaxy S9: Data e lëshimit, çmimi dhe thashethemet (FOTO LAJM)
Shfaqen fotografitë e Nokia 6 (FOTO LAJM)
Google tregon se cilët telefona kanë qenë më të kërkuarit në 2017
Whatsapp Storie ka më shumë përdorues se vet Snapchat

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media