Home Teknologji
Kujdes kur bëni "Like", Facebook po ju përgjon
Sipas një studimi të kryer nga Universitetet e Kembrixh dhe Shkolla e Biznesit e Kolumbias në Nju Jork, rezulton se kompanitë e reklamave që shfaqen në “Facebook”, arrijnë që t’ju përgjojnë kur ju i klikoni ose i bëni “like”.

Duke bërë pikërisht këtë veprim, reklamuesit e “Facebook” kanë rritur shitjet e produkteve të bukurisë dhe aplikacionet e lojërave me 50% krahasuar me reklamat që nuk kanë një target grup të caktuar.

“Edhe pse nuk e keni ditur, çdo hap që bëni online regjistrohet- faqja që vizitoni, blerja që bëni, kënga që dëgjoni, mesazhet që postoni apo lexoni në rrjetet sociale, dhe faqet që ndiqni në Facebook”,- thotë drejtuesi i studimit Sandra Matz, nga CBS.

Shkencëtarët kanë përdorur edhe disa faqe që kanë pëlqyer njerëzit për të parë personalitetin e tyre, duke treguar efektin e “bindjes psikologjike masive”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Hauwei prezanton nesër "përbindëshin" e celularëve, Mate 20X (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media