Home Teknologji
Facebook mbyll llogarinë tuaj nese keni këtë foto në profil
Facebook së fundmi ka paralajmëruar përdoruesit e tij se do i mbylli llogaritë e tyre në këtë aplikacion nëse ata nuk ngarkojnë një foto ‘të qartë’ të fytyrës së tyre.

Sistemi i ri i verifikimit të identitetit është përpjekja më e fundit e rrjetit social për të frenuar përhapjen e “bots” program me inteligjence artificiale, aplikacionet softuerike që kryejnë detyra të automatizuara në internet.

Facebook është i shqetësuar për përhapjen e bots, pasi ata janë të lidhur me përhapjen e të ashtuquajturve ‘Fake News’ dhe propagandës përpara zgjedhjeve në SHBA dhe referendumit të BE-së. Sistemi i ri kërkon që përdoruesit të ngarkojnë një fotografi të vetes që tregon qartë fytyrën e tyre, për të provuar se janë ata në të vërtet pas adresës së tyre duke shmangur kështu adresat fallco.

Testi i fotos ka për qëllim të ndihmojë Facebook-un “të kapë aktivitetin e dyshimtë në pika të ndryshme të ndërveprimit në vend”, tha një zëdhënës i kompanisë për revistën Wired. Ai nuk pranoi të ndante detajet se si funksionon procesi i verifikimit, për të parandaluar manipulimin e sistemit, por tha se kjo gjë do i ndihmonte shumë pasi fotoja do jetë unike.

Pasi të jetë kontrolluar fotografia, adresa përkatëse do të fshihet përgjithmonë nga serverët e Facebook-ut.

Facebook la të kuptohet se testi i fotos do të përdoret vetëm kur “aktiviteti i dyshimtë” zbulohet në sistem, për shembull, kur dikush që zakonisht poston nga Nju Jork papritmas fillon postimin nga Rusia.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Me helikopter, pishinë dhe garazh, vjen super jahti spektakolar (FOTO LAJM)
Samsung Galaxy S9: Data e lëshimit, çmimi dhe thashethemet (FOTO LAJM)
Shfaqen fotografitë e Nokia 6 (FOTO LAJM)
Google tregon se cilët telefona kanë qenë më të kërkuarit në 2017
Whatsapp Storie ka më shumë përdorues se vet Snapchat

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media