Home Teknologji
Luks i gjallë, këto janë makinat më të shtrejnta në botë (FOTO LAJM)
1.Maybach Exelero
Kur flitet për makinat më të shpejta, të gjithe duan të shprehin mendimin e tyre për makinën e tyre të preferuar ose makinën e ëndërrave të tyre.

Për disa është pasion i vërtet dhe hobi njohja me makinat më të shpejta.

Të gjithë kanë opinionin personal në lidhje me këtë, disa preferojnë shpejtësinë, disa të tjerë luksin.

1.Maybach Exelero

8 million dollarë Maybach Exelero, u prezantua për herë të parë në vitin 2005. Makina dyvendëshe, e cila arrin në 351 kilometër në orë, thuhet se është më e shpejta në botë. Ndërsa çmimi varion diku tek tetë milionë dollarët. Nuk e dimë akoma nëse ka persona të gatshëm të japin këtë shumë parash, që shumë njerëz nuk i kanë parë as në ëndërr. Por, nëse keni pasurinë e mjaftueshme, 8 milionë dollarë për “të bukurën e botës” ia vlejnë.

2. Lamborghini Veneno

Me një çmim të pabesueshëm prej 4.5 milionë dollarësh, kjo është makina më e shtrenjtë në botë. Veneno është ndërtuar me fibër karboni, duke e bërë atë jashtëzakonisht të lehtë. Makina peshon 1.449 kilogram. Lamborghini Veneno ka një pamje agresive me trupin aerodinamik, pra duke i dhënë asaj një kombinim fantastik të shpejtësisë dhe dizajnit. Veneno vjen me motor 6,5 litra V12, që arrin deri në 750 kuaj-fuqi. Automjeti është në gjendje të arrijë një shpejtësi nga 0 në 100 km në orë në 2.8 sekonda. Për fat të keq, edhe në qoftë se keni para në dorë për ta blerë një nga këto makina, jeni shumë vonë. Lamborghini i ka shitur të 4 makinat Veneno që kishte prodhuar.

3. W Motors Lykan Hypersport

3.4 milion dollarë W Motors Lykan Hypersport është e para makinë luksoze e botës arabe. Makina sportive kap një shpejtësi maksimale prej 390 km / orë. Megjithatë, kjo makinë do të shesë vetëm njësi të kufizuara, që është shtatë njësi, në mbarë botën. Kjo makinë e cila do të kushtojë 3.4 milion dollarë është projektuar nga “Magna Steyr Italia” dhe dizajnuar nga WMotors ndërsa Studo Torino mbikëqyri krijimin e modelit. Për të justifikuar çmimin e makines superluksoze, disenjatorët e kanë zbukuruar atë nga brenda me ar dhe diamante. Kjo super makinë për 2.7 sekonda do të mbërrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra, kurse shpejtësia maksimale e tij do të jetë 390 km në orë. Motori është prodhuar në kompaninë “W motors”, e cila është e vendosur në Bejrut. Dizajnuesi libanez, Ralph Debas tha se për zhvillimin e këtij lloji të veçantë i është dashur jo më pak se gjashtë vjet.

4. Bugatti Veyron 16.4 Grand Sport Vitesse

2.5 million dollarë Ashtu si makinat e tjera legjendare, vetëm tre makina të këtij modeli do të prodhohen, që të gjitha të bazuara në versionin Veyron 16.4 Grand Sport Vitesse të Bugatti. Bugatti ka dizajnuar vetëm shtatë modele dhe 18 vetura gjithsej mes viteve 1912-1914, që përdorte një motor 5.0 litërsh me katër cilindra, që do ta çonte veturën në një shpejtësi maksimale prej 160 kmh.. Ashtu si makina origjinale e Garro-së, Veyron Black Bess është ngjyrosur krejtësisht e zezë dhe me disa theksime të vogla prej ari. Në brendësi, Bugatti Veyron Black Bess përmbanë një lëkurë të cilësisë së lartë, që e bënë atë të vlejë 3 milionë dollar dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 408 kmh. Çfarë e bënë me të vërtetë të veçantë këtë veturë është dizajni i skenave historike të aeroplanit të Garros-së në të dy pjesët e saj, mbi panelet e dyerve dhe në qendër. Modeli Veyron Black Bess, 8.0 litërsh quad-turbo, do të shfaqet në mbrëmjen e veturave në Pekin, së bashku me veturën origjinale të Garro-së.

5. Lamborghini Sesto Elemento:

2.2 million dollarë Kur një kompani e tillë si Lamborghini përshkruan një makinë si ‘ekstreme’, atëherë prisni që kjo makinë të jetë vërtet një ‘mrekulli’. E tillë është edhe makina më e re nga kjo kompani, Setso Elemento. Makina është projektuar si një makinë e edicionit të kufizuar të kompanisë Italiane të fibrave të karbonit. Për sa i përket pjesës së ndërtimit dhe dizajnit. Mund të themi që ngjason pak me Tumbler nga filmi Batman. Si një makinë sportive e mrekullueshme ajo është shumë e lehtë, peshon vetëm 999 kilogram pasi është prodhuar pothuajse e gjitha nga fibra karboni. Kjo makinë ka një motor V10 dhe prodhon 570 kuaj /fuqi. Ajo arrin një shpejtësi nga 0-100 kilometra në vetëm 2.5 sekonda. Sesto Elemento ju garanton një kënaqësi në ngarjen e saj.

6.Koenigsegg CCXR

$2.173 million dollarë Koenigsegg CCX është e katërta makinë më e shpejtë në botë. Është projektuar dhe prodhuar në Suedi dhe ka shpejtësinë maksimale 245 milje në orë. Koenigsegg CCX krenohet me një motor V8 me 806 kuaj fuqi. Klasifikimi i mirë i kësaj makine vjen si rezultat i faktit se arrin 0-60 mije ne 3.2 sekonda.

7. Ferrari 599XX:

2 million dollarë Ferrari ka prodhuar makinën më të shpejtë në histori, modelin e quajtur 599 GTO. Ky model do të jetë një makinë rruge, dhe në qarkullim do të dalin vetëm 599 copë. Shifra me të cilën mendohet të nxirret në shitje kjo makinë është 2 milionë dollarë. Motori 12 cilindërsh ka 670 kuaj fuqi, dhe shpejtësia maksimale do të jetë 335 kilometra në orë. Me modelin 599 GTO, Ferrari ka thyer cdo rekord, dhe suksesi për këtë makinë është thuajse i garantuara.

8. Aston Martin One-77

1.8 million dollarë Nuk na ndodh të shohin shpesh në rrugë një Aston Martin One-77. E prodhur në vetëm 77 njësi, këtë makinë mund ta shohësh në disa prej qyteteve si Londra apo Parisi, të cilat shpesh vizitohen edhe nga pasanikët arabe të cilët i pëlqejnë shumë këto makina. One-77 është e pajisur me një motor gjigant me 6.3 litra V12 me 750 KF, dhe falë kësaj fuqie motorike kjo makinë ushtron shpejtësinë prej 0-100 km/h për vetëm 3.7 sekonda derisa shpejtësia maksimale është 354 km/h.

9. Koenigsegg Agera R

1.6 million dollarë Makina supersportive që vjen nga Suedia. Nga provat që janë realizuar në vendin nordik kjo makinë ka arritur shpejtësinë 300 km/h për 14.53 sekonda dhe ka xhiruar me këtë shpejtësi për 6.66 sekonda. Cmimi: 1.6 milionë dollarë.

10. Koenigsegg Agera S:

1.52 million dollarë Kompania Koenigsegg ka prodhuar supermakinën luksoze me rastin e 100-vjetorit të saj vitin e kaluar. Agera S “Hundra” që në suedisht do të thotë 100, kushton 1.52 milion dollarë. Ajo është ndërtuar me fibra karbonike dhe është lyer me shtresa ari 24 karat. Ashtu si supermakinat e mëparshme, Agera S ka dy motorë turbo me rreth një mijë e njëqind e katër kuaj-fuqi dhe për 2.9 sekonda arrin shpejtësinë 100 kilometra në orë. Kjo makinë tashmë është shitur. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Me helikopter, pishinë dhe garazh, vjen super jahti spektakolar (FOTO LAJM)
Samsung Galaxy S9: Data e lëshimit, çmimi dhe thashethemet (FOTO LAJM)
Shfaqen fotografitë e Nokia 6 (FOTO LAJM)
Google tregon se cilët telefona kanë qenë më të kërkuarit në 2017
Whatsapp Storie ka më shumë përdorues se vet Snapchat

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media