Home Teknologji
Si mund ta hiqni versionin e ri të Snap, i cili u shfaq me shumë probleme
Versioni i ri i Snapchat po merr kritika të ashpra nga përdoruesit.

Shumë përdorues janë ankuar në mënyra të ndryshme te kompania duke bërë lutje që të rikthehet versioni i mëparshëm, apo të sjellët një version i ri.

Ankesa kryesore e përdoruesve ka qenë se ata nuk po arrijnë të gjejnë tregimet e tyre, , veçoritë e preferuara si dhe rivendosjen e postimit.

Kështu, nëse jeni një nga njerëzit që nuk jeni të kënaqur me përditësimin e fundit, atëherë përdoruesit e Android dhe iOS mund t’i ndjekin hapat e më poshtëm, të paraqitur në video për ta zvogëluar këtë problem.

Përdoruesit e Apple mund të shkarkojnë një version më të vjetër nëpërmjet iTunes duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

1. Nëse keni bërë përditësimin e SnapChat, mos e përditësoni akoma aplikacionet në iTunes. Mund përdorësh kopjen e vjetër të aplikacionit që ruhet ende në bibliotekën e iTunes.

2.Fshini aplikacionin në iPhone duke shtypur ikonën e aplikacionit për disa sekonda. Një kënd i vogël x do të shfaqet në këndin e sipërm.

3. Shtypni X në aplikacionin që dëshironi të fshini.

4.Shtypni butonin shtëpi “home” pasi aplikacioni të jetë zhdukur nga ekrani për të dalë nga modaliteti i fshirjes.

5. Pas kësaj, lidhni iPhone tuaj në kompjuterin tuaj. Hapni iTunes dhe zgjidhni pajisjen tuaj. Sidoqoftë, mos sinkronizoni në këtë kohë.

6.Klikoni butonin “Apps”. Zgjidh “Apps” në sidebar iTunes.

7. Gjeni aplikacionin që dëshironi të instaloni nga lista e aplikacioneve në iTunes. Zgjidhni opsionin “Instalo” dhe sinkronizoni pajisjen tuaj. Versioni që keni kopjuar në iTunes do të kopjohet në iPhone tuaj.

Shpresojmë që pas këtyre hapave tani të keni versionin e vjetër të SnapChat. Android mund ta zgjedh vet versionin që dëshiron.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media