Home Teknologji
Po, përgjohemi nga Facebook! Mësoni si mund t'a ndaloni
A po na përgjon Facebook? Përgjigja është "Po".

I gjithë sekreti ndodhet në aktivizimin e vendndodhjes tuaj.

Nëse ju e keni të aktivizuar këtë opsion, Facebook menjëherë përfiton nga vendi ku ju ndodheni për të reklamuar bizneset që janë në atë zonë.

Nëse nuk doni që të merrni reklama nga kjo mënyrë veproni kështu: Settings > Account Settings Location and turn off location tracking. Disable location history, too.

Një tjetër mënyrë me anë të së cilës rrjetet sociale përfitojnë janë aplikacionet.

Kur ju shkarkoni një të tillë, në faqet tuaja do të shfaqen reklama të cilat kanë lidhje me to.

Por Apple ofron një mënyrë me anë të së cilës mund të limitoni reklamat.

Për iOS: Settings > Privacy > Advertising > switch on Limit Ad Tracking

Për Android: Settings > Google > Ads > Opt out of Ads Personalization.

Gjithashtu Facebook njeh mirë edhe atë çfarë ju kërkoni në google.

Kjo pasi merr informacione në lidhje me historikun tuaj, dhe kjo e bën më të thjeshtë identifikimin e interesave tuaja për t’ju paraqitur më pas reklamën e përshtatshme. Si të veproni për ta limituar?

Facebook, go to Settings > Account Settings > Ads > Ad Settings and turn off all the settings on that page.

Por mos harroni që Facebook e ka të thjeshtë të marrë informacione edhe nga aktiviteti juaj në këto rrjete sociale.

Çfarë kërkoni çdo ditë, njerëzit me të cilët komunikoni, kjo është mënyra më e thjeshtë për të qenë pranë interesave tuaja. Nuk ka asnjë mënyrë e cila mund ta parandalojë plotësisht të gjithën këtë.

E vetmja gjë që kemi në dorë është të limitojmë informacionin që ata marrin prej nesh, ndërsa mënyrat janë ato si më sipër. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nëse keni një fjalëkalim të tillë ndërrojeni menjëherë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media