Home Teknologji
BlackBerry Key 2 mban gjallë tastierën fizike në smartfonë
Tastiera fizike në smartfonë do të jetojnë edhe një vit, pasi BlackBerry do të prezantojë smartfonin e ri Key2 me 7 qershor të këtij viti.

Ky informacion vjen nga vetë kjo kompani përmes llogarisë së tyre zyrtare në twitter, ku kanë konfirmuar lansimin e smartfonit të ri, transmeton koha.net.

BlackBerry Key2 ka rrjedhur nga telekomi kinez shtetëror para disa jave, ku është zbuluar dukja e tij, plus disa specifika kyçe të tij.

Ndërsa emri i tij atëherë nuk dihej, tani vetë kjo kompani ka zbuluar atë, shkruan Kohanet.

BlackBerry Key2 i ri do të ketë tastierën fizike, ekranin 4.5 inç me rezolucion 1620:1080, çipin Snapdragon 660 si dhe dy kamera nga pas, njërin 12MP plus tjetrën 8MP. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Windows 10 përballet me virusin që bën pajisjen tuaj të papërdorshme
Me helikopter, pishinë dhe garazh, vjen super jahti spektakolar (FOTO LAJM)
20% e britanikëve nuk kanë aftësi as sa për ta ngarkuar një CV online
Do të mbahet në Tiranë edicioni i 5-të i konferencës ndërkombëtare Open Source Conference Albania
Facebook mbyll 583 milionë llogari false

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media