Home Teknologji
Kompjuteri më i fuqishëm në botë krijohet në SHBA
Laboratori Kombëtar “Oak Ridge”, shpalli prodhimin e një superkompjuteri të quajtur “Summit”, që ka aftësinë llogaritëse “më të fuqishme në botë”.

Laboratori tha se superkompjuteri mund të arrijë një numër maksimal prej 200 mijë trilionë llogaritjesh në sekondë.

Më përpara, superkompjuteri i Kinës “Sunway TaihuLight” zinte vendin e parë me një kapacitetet maksimal prej 125 mijë trilionë llogaritje në sekondë, shkruan Sot.

Sekretari amerikan i Energjetikës, Rick Perry, tha se superkompjuteri “Summit” do të ketë ndikime të mëdha në studimet për energjinë, kërkimet shkencore, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe sigurinë kombëtare. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media