Home Teknologji
Ky është gjeniu që shpiku WhatsApp
Ai është gjeniu që shpiku aplikacionin më të përdorur në mbarë botën, Whats-app.

Por kush është Jan Koum?

Ai ka lindur në një fshat pranë Kievit dhe ishte fëmija i një muratori dhe i një shtëpiakeje.

"Shkolla jonë, as banjë të brendshme nuk kishte", rrëfen Koum.

"Imagjinoni pak dimrin në Ukrainë ku temperatura mbërrin deri ne minus 20 grade celsius.

Mendoni një shoqëri ekstremisht e mbyllur, ju mund të keni lexuar për vendin tim, por të jetoje atje ishte tjetër gjë.

Kompjuter nuk kisha, vetëm një numëruese"- deklaroi ai..

Në shtetin komunist, e tillë ishte fëmijëria e njeriut që e shiti shpikjen e tij, jo pak por 19 miliardë dollarë.

Programi i mesazheve të shpejta, dërgimi i fotove dhe i të dhënave përmes internetit, që Koum krijoi bashkë me ish kolegun e Yahoo-se, Brian Acton ka pasur një sukses marramendës. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Po thyen çdo rekord, ky celular smart kërkohet më shumë se iPhone
Arrestohet punonjësi i Apple që vodhi sekrete nëpërmjet makinave
Facebook del jashtë funksionit, alarmohen përdoruesit
Fotografohet prototipi i Mercedes GLC Coupe (FOTO LAJM)
YouTube investon 25 milionë dollarë kundër lajmeve të rreme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media