Home Teknologji
Skandali i të dhënave personale, gjobitet Facebook-u
Enti rregullator britanik për mbrojtjen e të dhënave (ICO) njoftoi sot se do të gjobisë me 500 000 stërlina (565 000 euro) Facebook-un pas çështjes së "Cambridge Analytica".

ICO-ja nisi një hetim në vazhdën e kësaj çështje që përfshin rreth 87 milionë përdorues të gjigandit amerikan të rrjeteve sociale, për të hedhur dritë në lidhje me ndërhyrje të mundshme në referendumin për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja në qershor të vitit 2016.

Facebook është përfshirë në një situatë delikate prej disa muajsh në skandalin "Cambridge Analytica" (CA).

Kjo kompani britanike është e akuzuar se ka mbledhur dhe përdorur pa aprovimin e përdoruesve të dhëna personale për qëllime politike, për të avantazhuar alternativën pro Brexit në Britaninë e Madhe dhe Donald Trump në presidencialet amerikane në vitin 2016. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Po thyen çdo rekord, ky celular smart kërkohet më shumë se iPhone
Arrestohet punonjësi i Apple që vodhi sekrete nëpërmjet makinave
Facebook del jashtë funksionit, alarmohen përdoruesit
Fotografohet prototipi i Mercedes GLC Coupe (FOTO LAJM)
YouTube investon 25 milionë dollarë kundër lajmeve të rreme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media