Home Teknologji
Vuante nga zmadhimi i kafkës, 22 vjeçares i vënë kafkë plastike 3D dhe transparente (FOTO LAJM)
Kohët e fundit kemi parë një numër shumë të madh operacionesh, të cilët inkorporojnë teknologjinë 3D, mirëpo, thuajse asnjëherë nuk kishim dëgjuar për një kafkë koke në 3D.

Mjekët kirurgë kanë arritur ta realizojnë këtë në Utrecht, Hollandë, tek një 22 vjeçare, duke i vendosur asaj një implan të tejdukshëm plastik.

E reja vuan nga një sëmundje kronike e çrregullimit të kockave. Si pasojë, asaj i rritej trashësia e kafkës nga 1.5 cm në 5 cm, duke i dhënë dhimbje të tmerrshme koke dhe ulje të shikimit të syve.

Operacioni zgjati 23 orë, dhe kafka e 22-vjeçares ishte trashur aq shumë sa po të mos operohej do të kishte pësuar dëme shumë të rënda në tru, që do ta çonin drejt vdekjes.

Për fat të mirë, pasi i hoqën pjesën e sipërme të trashë dhe i vendosën kafkën 3D, trupi i 22 vjeçares e pranoi protezën.

Mjekët krijuan transplantin plastik enkas për formën që i nevojitej vajzës.

Tani asaj i është kthyer shikimi, nuk ka më dhimbje e madje është kthyer në punë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kjo është kostoja e vërtetë e iPhone 11 Pro Max
Facebook nuk është më një prej 10 markave më me vlerë në botë
Më në fund, një mënyrë për të shpëtuar nga telefonatat me numër privat
A e dini kush është makina më shitur në Europë? (FOTO LAJM)
Gërhitja e partnerit tuaj merr fund, kjo shpikje ju lehtëson jetën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media