Home Teknologji
Aplikacioni që po bën namin, "zëvëndësuesi" i "Instagram" (FOTO LAJM)
Keni bërë ndonjëherë një foto që do të donit ta ndanit vetëm me miqtë tuaj të ngushtë … por gabimisht gishti juaj shkon aty ku s’duhet dhe para se ta fshini, e kanë parë të gjithë ndjekësit tuaj (përfshirë hallën tënde)?

Epo tani Instagrami po lançon një aplikacion krejtësisht të ri të mesazheve fotografike të quajtur Threads, gjë që e bën publikimin e fotografive për miqtë tuaj të ngushtë, shumë më të lehtë.

Ja se si funksionon:

Aplikacioni, të cilin mund ta shkarkoni në App Store dhe i cili është veçmas nga Instagrami, hapet direkt në kamera për qasje më të lehtë në fotografi. Por ajo që e bën më të lehtë përdorimin sesa Instagram është se përkrah butonit në fund të ndërfaqes së kamerës janë fotografitë e profileve të llogarive me të cilat ndërveproni më së shumti.

Ju thjesht mund të zgjidhni foton e personit i cili do të dëshiroje të të shihte foton.

Dhe, nëse doni të dërgoni fotografi ose video për shumë njerëz, thjesht mund të klikoni në butonin që jeni mësuar tashmë, gjë që do t’ju sjellë listën tuaj me miqtë e ngushtë.

Kamera gjithashtu ka shkurtesa të integruara që Instagrami nuk i ka – ju mund të rrëshqitni lart për të dërguar dhe tërhiqni poshtë për të fshirë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Libani tarifon edhe thirrjet në WhatsApp
Kjo është kostoja e vërtetë e iPhone 11 Pro Max
Facebook nuk është më një prej 10 markave më me vlerë në botë
Më në fund, një mënyrë për të shpëtuar nga telefonatat me numër privat
A e dini kush është makina më shitur në Europë? (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media