Home Teknologji
'Instagrami' heq opsionin që të gjithë e përdornin shumë (FOTO LAJM)
“Instagram” është një nga rrjetet sociale më të përdorur në botë dhe së fundmi ka bërë disa ndryshime për përdoruesit e tij.

Teksa ka shtuar disa opsione të reja, “Instagram”-i ka vendosur që edhe të heqë disa opsione të vjetra. Ky rrjet social ka njoftuar se duke nisur nga kjo javë, faqen “Following” nuk do të mundi ta përdorni më.

Gjithashtu shton se të gjitha llogaritë që e kanë ende këtë opsion, shumë shpejt nuk do ta kenë në “Instagram”. Me pak fjalë faqja që na kishte fiksuar të gjithëve nuk do të funksionojë më dhe askush s’do të mund të shohë më aktivitetin e dikujt tjetër, cilin ndjek, cilin pëlqen e cilin komenton.

“Jo të gjithë përdoruesit e dinin se veprimtaria e tyre u shfaqej gati të gjithëve dhe habiteshin kur e mësonin një gjë të tillë. Thjeshtësia ishte faktori nxitës”, ka thënë Vishal Shah për “Buzzfeed News”.

Ky proces i heqjes së “Following” do të përfundojë javën e ardhshme, ndaj kemi një javë kohë të marrim veten.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rekord i ri për orën më të shtrenjtë në botë, shitet me çmim marramendës
Aplikacione të rrezikshme për telefonin tuaj që duhet t’i fshini sa më parë (FOTO LAJM)
Zbulohet hilja, ja si të riktheni mesazhet e fshira nga WhatsApp
Google përdor teknologjinë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara
"Zogu i zi", aeroplani i ndërtuar në fund të viteve '50 ende më i shpejti në botë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media