Home Teknologji
Keqpërdori të dhënat e përdoruesve, Twiter kërkon falje
Rrjeti social Twitter u ka kërkuar falje përdoruesve të tij duke theksuar se informatat e adresave të e-mailit dhe numrave të tyre të telefonit janë shfrytëzuar rastësisht në shërbimet reklamuese.

Twitter tha se informatat për adresat e e-mailit dhe numrave të telefonit të cilat përdoruesit i regjistrojnë në sistem për shkak të sigurisë të llogarive të tyre, rastësisht janë përdorur në shërbimet e kompanisë për reklamim “Tailored Audiences” dhe “Partner Audiences”.

“Ky ishte një gabim. Kërkojmë falje për këtë”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu theksohet se nuk dihet numri i përdoruesve, të dhënat e të cilëve u shpërndanë gabimisht, por që çdo gjë të jetë transparente në këtë rast janë informuar të gjithë përdoruesit.

Ndër të tjera theksohet se të dhënat personale në asnjë mënyrë nuk shpërndahen me partnerët dhe me personat e tretë. Ky problem u zbulua më 17 shtator dhe se të dhënat e numrave të telefonit dhe e-mailet e përdoruesve në këtë periudhë nuk janë përdorur në shërbimet e reklamimit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Libani tarifon edhe thirrjet në WhatsApp
Kjo është kostoja e vërtetë e iPhone 11 Pro Max
Facebook nuk është më një prej 10 markave më me vlerë në botë
Më në fund, një mënyrë për të shpëtuar nga telefonatat me numër privat
A e dini kush është makina më shitur në Europë? (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media