Home Teknologji
Më në fund, një mënyrë për të shpëtuar nga telefonatat me numër privat
Telefonatat që vinë me numër privat mund të jenë vërtet bezdisëse. Ti nuk e di se kush po të telefonon dhe personi në anën tjetër ndonjë herë thjesht nuk di të ndalet.

Por, falë përditësimit të fundit që sjell Apple për pajisjet e saj, telefonatat me numër të fshehur mund t’i përkasin të shkuarës.

Me përditësimin, iOS 13 mund t’i shmangni këto telefonata me një veprim të thjeshtë, nëse nuk doni që t’ju shqetësojnë.

Duke folur për Sunrise, një zëdhënës i Apple nga Australia shpjegoi sesi funksionon metoda e re.

Ai u shpreh:

Nëse keni një iPhone dhe e keni përditësuar në iOS 13, versioni i tyre i fundit i sistemit operues, eksiton një opsion i ri i quajtur ‘hesht telefonatat e padëshiruara’ që mund ta aktivizoni vetë. Zbrisni poshtë dhe mund të gjeni opsionin ‘Phone’ dhe më pas ‘Silence Unknoën Callers’.”
Konkretisht, nëse ju telefonin dikush për herë të parë dhe ju nuk ia keni numrin apo nëse ju telefonon dikush me numër privat, atëherë këta persona do të kalohen direkt tek mesazhet zanore.

Veç kësaj, përditësimi i fundit ka sjellë një version të ri të ‘modalitetit të natës’ që e bën më të lehtë qëndrimin në celular për sytë tuaj.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E ardhmja e makinave elektrike ndodhet në fund të detit (FOTO LAJM)
Prezantohet "bisha" 1,7 milionë dollar, pa çati dhe dhe xham të përparmë (FOTO LAJM)
Epokë e re për muzikën, "8D audio" do t'ju ndryshojë perceptimet (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media