Home Teknologji
Facebook nuk është më një prej 10 markave më me vlerë në botë
Lista e 10 markave më me vlerë e përpiluar nga Interbrand dominohet nga kompanitë teknologjike por me një largim të qartë: Facebook.


Firma në fjalë mat vlerën bazuar në performancën financiare të tyre dhe aftësinë e saj për të krijuar besnikëri tek konsumatori.

Ky është raporti i 20-të i Interbrand për markat globale më të mira. Largimi i Facebook nga kjo listë vjen pas skandaleve të privatësinë dhe sigurisë që pllakosën kompaninë.


Facebook hyri për herë të parë në raportin “Best Global Brands” në 2012-ën duke zënë vendin e 69 dhe pika më e lartë ishte në 2017-ën ku u rëndit i 8.

Në 2019-ën Facebook qëndron në vendin e 14. Kompania vazhdon të ketë vështirësi me praktikat e privatësisë dhe mënyrën sesi përdor të dhënat personale të konsumatorëve.


Por nuk është e vetmja kompani e madhe e cila po kritikohet për këtë gjë. Google, Amazon dhe Apple gjithashtu e kanë pësuar.

Por Facebook duket se ka marrë goditjen më të rëndë.

Në renditjen numerike lista e këtij viti kryesohet nga Apple, ndjekur nga Google, Amazon dhe Microsoft. Më pas vjen Coca-Cola, Samsung, Toyota, Mercedes-Benz, McDonald dhe Disney. /PCWorld
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E ardhmja e makinave elektrike ndodhet në fund të detit (FOTO LAJM)
Prezantohet "bisha" 1,7 milionë dollar, pa çati dhe dhe xham të përparmë (FOTO LAJM)
Epokë e re për muzikën, "8D audio" do t'ju ndryshojë perceptimet (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media