Home Teknologji
Kjo është kostoja e vërtetë e iPhone 11 Pro Max
Një iPhone 11 Pro Max kushton nga 1249-1449 $, por një studim i fundit ka treguar se gjigantit të teknologjisë Apple kjo pajisje i kushton më pak se gjysma e kësaj shifre.


Një zbërthim i celularit ka zbuluar se pjesët kushtojnë të gjitha 490 dollarë. Por, kjo shifër nuk përfshin transportin, pagat e punonjësve që montojnë celularin dhe kostot e shërbimeve që janë falas me çdo iPhone, siç janë Apple Care dhe sinkronizimi në iCloud.

Zbërthimi i iPhone 11 Pro Max me 512 GB hapësirë është kryer nga TechInsights në bashkëpunim me NBC News.

3 janë pjesët më të shtrenjta. Kamera që kushton 73,5 dollarë, ekrani Super Retina XDR që kushton 66,5 dollarë, ndërsa çipi i fuqishëm A13 Bionic i ka kushtuar Apple 64 dollarë. Sipas TechInsights, kostoja e pjesëve nuk i kap 500 dollarë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E ardhmja e makinave elektrike ndodhet në fund të detit (FOTO LAJM)
Prezantohet "bisha" 1,7 milionë dollar, pa çati dhe dhe xham të përparmë (FOTO LAJM)
Epokë e re për muzikën, "8D audio" do t'ju ndryshojë perceptimet (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media