Home Teknologji
Punonjësit e Google protestojnë përmes një letre të hapur drejtuar kompanisë
Përmes një letre të hapur drejtuar shefes së financave, Ruth Porat, punonjësit kërkojë që Google të hartojë një plan mbi ndryshimet klimatike. Porat drejton Alphabet – konglomerat shumëkombësh amerikan, që u krijua përmes ristrukturimit të Google më 2015-n dhe u bë kompania mëmë e Google-it dhe disa ish-filialeve të tjera të kompanisë.

Në kërkesën e tyre, sipas CNN, punonjësit e Google kërkojnë që deri në vitin 2030 të ketë zero emetime, të ketë fonde për zhvillimin e planeve strategjike, të merren masa ndaj politikanëve dhe jo vetëm, të cilët mohojnë ndryshimet klimatike.

Letra e përpiluar nga grupi që u vetëquajt Punonjësit e Google për Ndryshimet Klimatike, u nënshkrua nga më shumë se 1100 anëtarë të kompanisë.

Në të shkruhet se Porat “ka nivelin më të lartë të përgjegjësisë së drejtpërdrejtë për ndryshimet e klimës” me “mundësi për të qenë e pranishme në të gjitha operacionet e kompanisë”.

Nuk është hera e parë që punonjësit e Google marrin pjesë në çështje me rëndësi siç është ndryshimi i klimës. Një vit më parë, ata u larguan nga zyrat si një shenjë proteste ndaj shqyrtimit të ngacmimeve seksuale.

Po kështu qindra të tjerë morën pjesë në protestën e 20 shtatorit para Samitit të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Nisma të ngjashme kanë marrë edhe punonjësit e Microsoft dhe Amazon. Pas presionit të këtyre të fundit, CEO Jeff Bezos njoftoi në fund të shtatorit se po shqyrton një plan klimatik, të cilin punëtorët e cilësuan si “një fitore të madhe”, por “të pamjaftueshme”.

Google nuk pranoi të komentojë, por burime për CNN Business u shprehën se kompania po shqyrton kërkesat.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Emojit bëhen pjesë e rëndësishme e studimeve universitare
E mbani mend "Motorolën" e viteve 2000, tashmë vjen me një super risi
Ky është traktori që arrin shpejtësinë 217 km/h (FOTO LAJM)
"Joker" filmi i parë në kategorinë "R", thyen rekord në shitjen e biletave
Bill Gates më i pasuri në botë, lë pas Jeff Bezos

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media