Home Teknologji
Të karikosh telefonin me anë të trurit, pajisja që lexon mendjet
Ideja e karikimit të telefonit vetëm duke e vështruar atë mund të duket futuriste dhe aspak e mudnur, por në fakt ajo do të jetë së shpejti një realitet, falë një pajisje që na lexon mendimet.

E quajtur MyndHub, ajo lidhet me një pajisje EEG dhe lejon kontrollin e çdo pajisje që kthehet në një USB vetëm nëpërmjet përqëndrimit.

Vetë pajisja EEG është një pajsije që mbahet në kokë dhe lexon veprimtarinë e trurit. E lidhur me një kompjuter, apo në rastin tonë me një MyndHub, ajo pasqyron atë që ka lexuar.

Firma shpjegon: “ MyndHub lidhet me MyndBand EEG dhe e lejon përdoruesin të lidhet me çdo pajsije që shërben si USB, cddo pajisje elektro-shtëpiake , mekanike apo elektronike. Përdoruesi mund t’i fik, ndez dhe kontrollojë ato pa lëvizur as një gisht.”

Gjendjet e trurit që pajisja njeh janë; gjendje e qetë dhe e përqëndruar. Në varësi të përdoruesit, mund të zgjidhet psh komanda “tru i qetë do të thotë kariko telefonin” ose e anasjellta “tru i përqëndruar do të thotë kariko”.

Kompania shton: “Mund të të ndihmojë në meditim, por mund të jetë edhe shumë argëtuese, pasi të duket sikur ke superfuqi telekinetike dhe mundesh të lëvizësh objekte me trurin tënd.”

Pajisja pritet të dalë në treg muajin tjetër, por çmimi ende është i paqartë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gabimet më të mëdha që bëni kur karikoni telefonin tuaj
Pak thirrje dhe shumë internet, sa e përdorin shqiptarët celularin?
Pas Balenës Blu, sfida e re e TikTok po kthehet në problem serioz për prindërit dhe fëmijët (VIDEO)
Pse nuk duhet ta lini kurrë celularin në karikim afër krevatit
Të karikosh telefonin me anë të trurit, pajisja që lexon mendjet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media