Home Teknologji
Stafi i Kukësit i plotë, ish-ndihmësi i Shkëmbit bëhet me ekip të ri
Iris Selimi, i cili ka qenë pjesë e Skënderbeut në të shkuarën dhe më pas ka bashkëpunuar me Bledi Shkëmbin te Liria e Prizrenit dhe Teuta, do të jetë pjesë e Kukësit.

Ai kishte dalë në stërvitje dhe sot klubi verilindor e ka zyrtarizuar si pjesë të stafit të Skënder Gegës, i cili nga Partizani ka marrë me vete edhe trajnerin e portierëve, Florian Ristani.

“Iris Selimi është zyrtarisht pjesë e Kukësit për dy sezonet e ardhshme. Përgatitësi atletik i Shqipërisë U21, tashmë do të jetë pjesë e stafit teknik të FK Kukësit, duke qenë në këtë mënyrë një vlerë e shtuar në stafin teknik shkruan abcnews.

Selimi ka punuar si përgatitës atletik me Skënderbeun dhe së fundmi me Teutën, ndërkohë që nga dita e sotme do të jetë pjesë e skuadrës sonë. Përveç Rraman Hallaçit që vijon të jetë ndihmës trajner, me stafin e Gegës janë bashkuar edhe trajneri i portierëve Florian Ristani dhe së fundmi Iris Selimi. Mirë se vjen Iris. Suksese me Kukësin”, njofton klubi i Kukësit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Modeli i famshëm i veturave më në fund kthehet në 'emoji' (FOTO & VIDEO)
Bie Instagram dhe Facebook, miliona përdorues nuk mund të kyçen në rrjetet sociale
Youtube ka gati aplikacionin rival të TikTok
YouTube mund të dënohet 2.7 miliardë euro për shkelje të privatësisë së fëmijëve
Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare babai i miliarderit Bill Gates

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media