Home Teknologji
Punëtorët e Facebook deri në verën e 2021 do të punojnë nga shtëpia
Rrjeti social Facebook ka zgjatur deri në korrik 2021 modelin e punimit nga shtëpia të cilën e zbaton për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Zëdhënësja e Facebook, Nneka Norville, në deklaratën e saj tha se duke u bazuar në udhëzimet e ekspertëve shëndetësor dhe publik, punonjësve të kompanisë u është lejuar që të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia vullnetarisht deri në korrik të vitit 2021.

Në deklaratë përveç vendimit të marrë në lidhje me kohëzgjatjen e punës nga shtëpia, është potencuar se punonjësve do t’u jepen edhe 1000 dollarë shtesë për nevojat e tyre të punës në shtëpi.

Edhe Google, një gjigand tjetër i teknologjisë në SHBA kishte njoftuar se zbatimin e punës nga shtëpia për shkak COVID-19 e kishte zgjatur deri më 30 qershor 2021.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Modeli i famshëm i veturave më në fund kthehet në 'emoji' (FOTO & VIDEO)
Bie Instagram dhe Facebook, miliona përdorues nuk mund të kyçen në rrjetet sociale
Youtube ka gati aplikacionin rival të TikTok
YouTube mund të dënohet 2.7 miliardë euro për shkelje të privatësisë së fëmijëve
Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare babai i miliarderit Bill Gates

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media