Home Teknologji
Toshiba zyrtarisht nuk do të prodhojë më kompjuterë
Toshiba zyrtarisht nuk do të prodhojë më kompjuterë. Vitet që shkuan nuk ka prodhuar as laptopa. Por, tani përfundimisht ka lajmëruar se nuk është më në lojë.

Në një publikim për shtyp këtë jave, Toshiba lëshoi një deklaratë të shkurtë por të saktë ku lajmëroi se e kishte transferuar akcizën e vogël që ka pasur në prodhimin e kompjuterëve, kompanisë Sharp.

Toshiba shiti 80.1% të akcizave të veta në vitin 2018, duke mbajtur 19.9 të aksioneve. Tani Sharp i shet laptopat e Toshibas nën emrin Dynabook, shkruan Gizmodo.

Në deklaratën e lëshuar, Toshiba tha se, "Sharp tani ka blerë edhe aksionet e fundit të Dynabook dhe se procedurat për transferim ishin përmbyllur".

Dhe me këtë, Toshiba i tha lamtumirë kompjuterëve personal.

Toshiba nisi prodhimin e parë të laptopave IBM në vitin 1985. U konsiderua si njëri nga laptopat të cilët ndezën rritjen e industrisë. Kompjuterët e tyre shtruan standardet e PC-ve për dekadat që erdhën. Këtu u përfshinë karakteristikat si bateritë e brendshme që mbushen, ekrani LCD, lexuesi për disketa dhe përputhshmëri me IBM PC.

Në vitin 1985, Toshiba lansoi laptopin T110. Kishte 265 kb memorje, ekranin LCD prej 640×200 pikselave. Madhësia ishte 12.2 inç dhe kishte 4 kilogram. Dhe në atë kohë kushtonte afro 2000 dollarë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Modeli i famshëm i veturave më në fund kthehet në 'emoji' (FOTO & VIDEO)
Bie Instagram dhe Facebook, miliona përdorues nuk mund të kyçen në rrjetet sociale
Youtube ka gati aplikacionin rival të TikTok
YouTube mund të dënohet 2.7 miliardë euro për shkelje të privatësisë së fëmijëve
Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare babai i miliarderit Bill Gates

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media