Home Teknologji
Apple po punon për rrjetin 6G
Apple lansoi muaj më parë telefonat e parë me rrjetin 5G. Tani kompania duket se po punon në rrjetin e gjeneratës së gjashtë, për të qenë lider në një teknologji të re.

Kompania me qendër në Cupertino është duke kërkuar inxhinierë të cilët "do të kishin një mundësi unike për të punuar në krijimin e teknologjisë pa kabllo të brezit të ardhshëm, si dhe për të ndikuar në gjeneratat e ardhshme të produkteve të Applet".

Apple kohët e fundit u bashkua me grupin e industrisë të angazhuar në zhvillimin e teknologjisë 6G, të quajtur Aleanca për Zgjidhjet e Industrisë së Telekomunikacionit.

Ekspertët kanë thënë se rrjeti 6G nuk do të ndodhë para një dekade, por Apple do të tentojë të befasojë botën.

Vitin e kaluar, Kina lëshoi me sukses satelitin e parë në botë 6G në hapësirë për të provuar këtë teknologji të re dhe për të parë se sa larg ka arritur zhvillimi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Koncepti i Lamborghini Matadaor Hypercar, elemente nga e kaluara dhe e tashmja (FOTO LAJM)
​Këto janë mënyrat më të zakonshme të mashtrimit në internet
Pas shumë vitesh punë, Sony do të ketë fitimin më të madh deri më tani dhe jo falë elektronikës
Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android dhe jo Apple
Shpikja e re që lejon burrat të ushqejnë foshnjat me "gji"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media