Home Kompjuter & Internet
Dëshmoi para Kongresit, por Zuckerberg u vu në lojë për këtë detaj qesharak
Mark Zuckerberg dëshmoi përpara Kongresit nw Uashington rreth skandalit të vjedhjes së të dhënave nga ana e Facebook- ut, disa sy të vëmendshëm vunë re një detaj interesant në karrigen e tij.

Zuckerberg nuk u ul mbi një karrige dosido, ose më saktë nuk u ul direkt mbi karrige. Sipër saj ishte vendosur një jastëk i madh i fryrë, për të cilin po aludohet shumë.

Kaq është dashur dhe në mbarë internetin kanë nisur të gëlojnë komentet e shumta. Vënia e një jastëku të tillë është komentuar si një truk që Zuckerberg e ka përdorur për t’u dukur më i gjatë dhe më i fuqishëm.

33- vjeçari, i cili është 1.7 m i gjatë mendohet se ka gjetur këtë metodë për të patur më shumë prezencë.

Aludimi ra poshtë pasi u tha për New York Times se në fakt kjo s’ishte asgjë tjetër veçse diçka e zakonshme, e përfshirë në kodin e etikës së dëshmitarit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mos kini frikë se humbni celularin, kjo është mënyra më e lehtë për ta gjetur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media