Home Kompjuter & Internet
Frikësohuni sepse keni të drejtë, Facebook dhe Google dinë sekretet tona më të errëta
E frikshme edhe ndoshta më shumë se kaq.

Të gjithë ne kemi pasur apo kemi të paktën një llogari në rrjetin social Facebook dhe kemi klikuar në gjigantin Google, për tu informuar për gjërat që dëshirojmë të mësojmë.

Por nëse do t'i hyjmë gjërave pak më thellë do të kuptojmë që në fakt Facebook dhe Google dinë aq shumë për ne, saqë as ne nuk i mbajmë dot mend per veten shkruan albeu.com.

Google e di saktësisht ku keni qenë
Google e ruan vendndodhjen tuaj çdo herë që e keni telefonin ndezur.

Google di çdo gjë që keni kërkuar në internet – si dhe çfarë keni fshirë

Google e ruan historinë e kërkimit në të gjitha pajisjet tuaja. Kjo do të thotë se, edhe nëse e keni fshirë historinë në një pajisje, ato të dhëna janë të ruajtura në pajisjet tjera.

Google ka një profil reklamimi për ju
Google krijon një profil reklamimi bazuar në informacionet tuaja, duke përfshirë vendbanimin, gjininë, moshën, hobit, karrierën, interesat, statusin martesor, moshën dhe të ardhurat.

Google e di për të gjitha aplikacionet që i përdorni
Google i ruan informacionet për çdo aplikacion dhe "Extension" që e përdorni. Ata e dinë kur i përdorni ato aplikacione, ku i përdorni, dhe përse i përdorni. Kjo do të thotë se Google e di me kë flisni në Facebook, me cilat shtete flisni dhe në çfarë ore flini.

Google e ka të ruajtur tërë historinë tuaj në YouTube
Google e ruan tërë historinë tuaj që e keni në YouTube, prandaj me shumë mundësi ata e dinë se a do të bëheni prind së shpejti, a jeni demokrat, konservativ, a jeni mysliman, a jeni në depresion, a vuani nga ndonjë sëmundje, etj.

Të dhënat që Google ka për ju mund t’i mbushin miliona dokumente të Word-it
Google e ofron një mundësi për t’i shkarkuar të dhënat që i ka të ruajtura për ju. Një gazetar i "The Guardian" ka kërkuar t’i shkarkojë ato të dhëna dhe madhësia e fajlit ka qenë 5.5GB – që është përafërsisht 3 milionë dokumente të Word-it.

Ato të dhëna kanë përfshirë e-mailet, kontaktet, të gjitha informacionet e lartcekura, bizneset nga të cilat keni blerë, muzikën që e keni dëgjuar, Web sajtet që i keni krijuar, faqet që i keni shpërndarë, sa hapa keni ecur në ditë, etj.

Edhe Facebook ka shumë, madje shumë të dhëna tuajat
Edhe Facebook e ofron opsionin e njëjtë për t’i shkarkuar informacionet që i ka për ju. Varësisht nga individi, edhe Facebook mund t’i ruajë miliona dokumente Word për ju.

Kjo përfshin çdo mesazh që e keni dërguar ndonjëherë ose keni pranuar, çdo foto/video që e keni dërguar/pranuar, të gjitha kontaktet në telefonin tuaj, si dhe të gjitha mesazhet me audio.

Facebook ruan edhe gjëra tjera më private
Facebook i ruan edhe të dhënat që mendon se mund t’ju interesojnë juve bazuar në atë që e keni pëlqyer ose në atë për çfarë po flasin miqtë tuaj.

Ndoshta pak e çuditshme, por ata i ruajnë edhe të gjithë ‘Stickers’-at që i keni dërguar.

Ata gjithashtu e ruajnë vendin nga jeni kyçur në Facebook, nga çfarë pajisje dhe në cilën kohë.

Ndër tjerash, Facebook i ruan edhe të gjitha aplikacionet që i keni pasur të lidhura në llogarinë tuaj në Facebook, gjë e cila ua mundëson atyre ta dinë se a jeni të interesuar në politikë, në dizajn grafik, nëse keni blerë diçka, nëse jeni beqar apo jo, etj.

Ata kanë qasje në mikrofonin dhe kamerën tuaj
Të dhënat që i ruajnë përfshijnë lokacionin ku jeni, çfarë aplikacione keni të instaluara, kur i përdorni, për çfarë i përdorni, kanë qasje në kamerë dhe në mikrofonin tuaj në çdo kohë, në kontaktet tuaja, në e-mailat tuaj, në kalendarin dhe historinë e thirrjeve, në gjërat që i keni shkarkuar, në lojërat që i luani, në foto dhe video, në muzikën tuaj, madje edhe në stacionet e radios që i dëgjoni.

Google e di në cilat ngjarje keni marrë pjesë dhe kur
Shumë e çuditshme, por ‘Google Calendar’ e din për të gjitha ngjarjet që keni marrë pjesë, në çfarë kohe keni shkuar, etj

POR KËTU NUK JANË TË GJITHAT
Të dy platformat gjithashtu e dinë se çfarë ushtrimesh fizike bëni, kanë fotografi tuajat me vite të tëra, çdo klikim që e keni bërë në reklama, e shumë e shumë tjera. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me 10 aplikacionet më të shkarkuara për iPhone
Apple ul çmimin e iPhone X me 300 dollarë
Themeluesi i Amazon është njeriu më i pasur në historinë moderne

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media