Home Automobilizëm
​Land Rover sjell Discovery në Sllovaki
Land Rover njoftoi se do të fillojë prodhimin e modelit të Discovery SUV në Sllovaki.

Kjo do t'i mundësojë kompanisë që të përshtatë makinën Solihal në një gjeneratë të re të modeleve të elektrizuara.

Zhvendosja e Discovery në Nitro është planifikuar për fillimin e vitit 2019 dhe ana e keqe e kësaj lëvizjeje është humbja e disa qindra vendeve të punës për punëtorët britanikë.

Rreth 1,000 prej tyre janë larguar nga puna në fillim të vitit për shkak të rënies së kërkesës për automjetet me naftë Land Rover.

Pas përfundimit të zhvendosjes, në Solihal do të prodhojë një gjeneratë të re të modeleve Range Rover dhe Ranger Rover Sport, të cilat do të bazohen në një platformë të elektrizuar, shkruan KosovaPress.

Land Rover ka në plan të ofrojë modelin e vet të makinës elektrike që nga viti 2020, pavarësisht nëse është një hibrid, hibrid plug-in ose një makinë elektrike e pastër. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Si duhet të veproni nëse në vend të benzinës makinës i hidhni naftë apo anasjelltas

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media