Home Automobilizëm
Vjen Maserati me motor Ferrari që prodhon 550 kuaj fuqi (FOTO LAJM)
Maserati paraqiti versionin e ri të modelit SUV me motorin Ferrari.

Maserati Levante GTS ka motorin e njohur Ferrari V8 që është dobësuar për 40 kuaj fuqi krahasuar me Levante Trofeo me 590 kuaj fuqi.

Motori Bi-Turbo me 3.8 litra në modelin e ri është i njëjtë me Maserati Quattroporte GTS dhe ofron 550 kuaj fuqi.

Levante GTS është në gjendje të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në 4.2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 292 km/h, transmeton Telegrafi.

Versioni i ri i SUV Maserati me motorin Ferrari ka interier elegant me lëkurë dhe premium Harman Kardon me 14 altoparlantë.

Levante GTS do të shfaqet për herë të parë në publik në Festivalin e Goodwood, i cili mbahet në Britani këtë fundjavë.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Vjen Maserati me motor Ferrari që prodhon 550 kuaj fuqi (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media