Home Lifestyle
Mbani pak kripë gjithmonë në xhepin tuaj sepse do t’ju shpëtojë jetën
Shumë njerëz mbajnë me vete një biskotë, një karamele apo një pako të vogël sheqeri.
I përdorin si mjete emergjente kryesisht kur ndjejnë se kanë rënie të nivelit të sheqerit. Por, nëse nuk e keni menduar më parë, të mbani një pako kripë të vogël ose pak kripë të mbështjellë në një letër, mund t’ju shpëtojë jetën.

Presioni i ulët i gjakut është një problem shëndetësor që shkakton simptoma të tilla si marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjella, gulçim, vizion të paqartë dhe lëkurë të ftohtë.

Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, kjo gjendje mund të çojë në rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut në organe të tilla si truri, veshkat apo zemrën.

Uji i kripur mund t’ju ndihmojë në trajtimin e presionit të ulët të gjakut, për shkak se natriumi rrit presionin e gjakut. Kështu, për të shpëtuar gjithmonë veten nga presioni i ulët i gjakut, është mirë të mbani pak kripë me vete në xhepin tuaj.

Ajo që duhet të bëni është të shtoni pak kripë (rreth 1 lugë çaji) në një gotë ujë, ose në mungesë të gotës në një shishe të vogël përgjysmë me ujë. Pijeni këtë përzierje sapo të ndjeni simptomat e lartpërmendura.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
HOROSKOPI/ Një ditë e kompleksuar ju pret, niseni ditën pa zënka
HOROSKOPI/ Kjo shenjë të përmbahet, xhelozia do t’ju sjellë një krizë në çift
Cila është bima çudibërëse që shëron kaq shumë sëmundje
HOROSKOPI/ Përmirësime të ndjeshme, kjo është shenja më me fat e kësaj dite
HOROSKOPI/ Si duhet të lyeni shtëpinë sipas shenjës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media